Koncepti i qëndrueshmërisë është një pjesë e domosdoshme e Bionika Pharmaceuticals. Ne i përfshijmë përpjekjet tona për kujdesin mjedisor në të gjitha proceset, nga blerja e lëndëve të para deri tek optimizimi i proceseve në prodhim dhe menaxhimi i mbeturinave. Ndikimi ynë në mjedis është minimizuar dhe ne vazhdimisht punojmë për përmirësimin e tij. Ne po përhapim të njëjtat përpjekje në të gjitha komunikimet me partnerët dhe klientët tanë, duke ndikuar kështu në rritjen e ndërgjegjësimit të përgjithshëm.
Si pjesë e rrethinës më të gjerë dhe shoqërisë, ne bashkëpunojmë me organizata të ndryshme të shoqërisë civile, duke i ndihmuar ata të arrijnë qëllimet dhe prioritetet tona të përbashkëta. Në këtë drejtim, ne mbetemi plotësisht të hapur për mbështetjen e të gjitha nismave dhe projekteve të sinqerta, të cilat, direkt ose indirekt, japin kontribut në zhvillimin e vazhdueshëm të qëndrueshëm, përmes rritjes së vetëdijes së përgjithshme dhe ofrimit të ndihmave te ndryshme
Të gjitha objektet, burimet dhe ekspertët tanë mund të vihen në dispozicionin tuaj për projekte që do të japin kontribut të vlefshëm për përmirësimin e kushteve të jetesës, përdorimin më efikas të burimeve natyrore, risitë dhe zbatimin e tyre në fusha dhe koncepte të reja.