URIFAST

14 qese , Shtesë ushqimore

ÇFARË ËSHTË URIFAST?

Urifast është shtesë ushqimore që përmban sheqer D-Manozë dhe ЕxocyanТМ Ekstrakt nga boronica e kuqe (Vaccinium macrocarpon) me përmbajtje të standardizuar prej 50% PAC (proantocianidine) dhe me një dozë të rekomanduar ditore, që ka një ndikim pozitiv në traktin urinar.

PËR ÇFARË PËRDORET URIFAST?

Ekzistojnë disa mundësi për përdorimin e produkteve dietike në ushqim, përfshi edhe përdorimin e ekstraktit të boronicës së kuqe dhe D-manozës.

ExocyanTM është bërë thjesht nga 100% ekstrakt boronicë me përmbajtje të standardizuar të proantocianidinave të tipit A.

36 mg proantocianidine (РАС) të boronicës së kuqe (Vaccinium macrocarpon) kontribuojnë në zvogëlimin e ngjitjes/lidhjes së bakterit E. coli në muret e traktit urinar.

PËRBËRJA

Materie ushqyese: Doza ditore (1 qese)
D-Manozë 1.500 mg
ЕxocyanTM ekstrakt i tharë i Boronicës së kuqe (Vaccinium macrocarpon) (50% PACs) 0.072* g

0.072 g ЕxocyanTM ekstrakt i tharë i boronicës së kuqe është ekuivalente me dozën e rekomanduar ditore të proantocianidinave prej 36 mg.

 

Përbërësit:

D-manozë; ëmbëlsues: sakarinë natriumi; izomalt; aroma: aromë natyrale e boronicës së kuqe; rregullues aciditeti: acid limoni; preparat kundër koagulimit: dioksid silici; stearat magnezi

A MUND URIFAST TË KOMBINOHET ME BARNA OSE SHTESA TË TJERA USHQIMORE?

Urifast mund të merret me shumicën e shtesave ushqimore dhe barnave me recetë. Megjithatë, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj në lidhje me përdorimin e të gjitha llojeve të barnave, vitaminave dhe shtesave ushqimore.

A KA URIFAST EFEKTE ANËSORE?

Nuk ka efekte të pritshme anësore nga përdorimi i Urifast. Studimet kanë treguar se sheqeri D-manozë dhe ekstrakti i boronicës së kuqe ExocyanTM janë të sigurt dhe tolerohen mirë kur merren në dozën e rekomanduar ditore. Në raste të rralla, ndodh intolerancë ndaj D-manozës në formën e jashtëqitjes së lëngshme dhe fryerjes së barkut.

CILA ËSHTË DOZA E REKOMANDUAR E URIFAST?

Doza e rekomanduar ditore e Urifast tek të rriturit është 1 qese në ditë, e tretur në 100 ml ujë të ftohtë.

PARALAJMËRIME GJATË PËRDORIMIT:

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ekstrakti i boronicës së kuqe është përgjithësisht i sigurt, por fëmijët ose gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse nuk duhet të përdorin ekstraktin e boronicës së kuqe, përveç nëse mjeku i tyre e rekomandon atë.

Mos e përdorni në rast të mbindjeshmërisë ndaj ndonjë prej përbërësve.

Nuk rekomandohet të përdoret së bashku me rrushin e ariut.

Shtesat ushqimore nuk mund të përdoren si zëvendësim i ushqimit të larmishëm dhe mënyrës së shëndetshme të jetesës.

Ruajeni produktin në vende ku fëmijët nuk kanë qasje.

Ruajeni produktin në një temperaturë deri në 25° C në paketimin origjinal.