Substanca aktive e barit Dofurin 50 mg tableta është furazidin (derivat nitrofuran). Dofurin 50 mg tableta është një bar antibakterial me veprim bakteriostatik, i cili është aktiv kundër mikroorganizmave Gram-pozitiv (Staphylococcus epidermidis, Staphylococcus aureus, Staphylococcus faecalis) dhe Gram-negative (Enterobacteriaceae – Salmonella, Shigella, Klebsiella, Escherichia coli, Enterobacter etj) , duke përfshirë bakteriet rezistente ndaj sulfonamidave. Ato nuk veprojnë kundër Pseudomonas aeruginosa dhe Proteus spp.
Trajtimi i infeksioneve akute dhe kronike të traktit të poshtëm urinar jo të komplikuar: pielonefriti, cistat, prostata, uretriti, dhe infeksionet postoperative urinare: pielonefriti postoperativ, cistitat dhe prostata dhe infeksione të shpeshta periodike në femra të shkaktuara nga Escherichia coli.
Nëse keni përshtypjen që efekti i barit Dofurin 50 mg tableta është shumë i fortë ose i dobët kërkoni këshilla nga mjeku i juaj ose farmacisti.
Trajtimi i infeksioneve akute
Të rriturit dhe fëmijët mbi 14 vjet
Dita e parë e trajtimit: 100 mg (dy tableta) katër herë në ditë (maksimumi 8 tableta në ditë); ditët në vijim: 100 mg (dy tableta) tri herë në ditë (gjashtë tableta në ditë). Bari përdoret për 7-10 ditë. Nëse është e nevojshme, trajtimi mund të përsëritet pas 10-15 ditësh.
Fëmijët e moshës 2 deri në 14 vjeç
5-7 mg / kg peshë trupore në ditë në 2-3 doza të ndara (tableta mund të grimcohet dhe të përzihet me qumësht).
Bari përdoret për 7-8 ditë. Nëse është e nevojshme, trajtimi mund të përsëritet pas 10-15 ditësh.
Bari duhet të merret më së shpeshti oral me shumë lëngje dhe gjatë ngrënies, veçanërisht ato që përmbajnë proteina, pasi ato rrisin disponueshmërinë e furazidit.
Si duket Dofurin 50 mg tableta dhe përbërja e paketimit
Dofurin 50 mg tableta janë të verdha-portokalli, me vijë në njërën anë të tabletës. Vija nuk ka për qëllim të ndajë dozën.
Dofurin 50 mg tableta janë të verdha-portokalli, me vijë në njërën anë të tabletës. Vija nuk ka për qëllim të ndajë dozën.
30 tableta në blister PVC / Al.
Bar vetëm me përshkrim të mjekut.