Diurex

30 kapsula xhelatine, te buta Suplement ushqimor

Përbërja

1 kapsulë xhelatine e butë përmban 150 mg ekstrakt të bimes bishta të kalit (Equisetu arvense).

Komponentë të tjerë: vaj soje, xhelatinë, glicerinë, ujë i pastruar, silicë, emulgator: lecitin soje, ngjyrat: karamel (E150a), dioksid titani (E171)

Veprimi

ushtron efekt të dobishëm në pezmatimet e traktit urinar.

PSE DUHET TE PERDORNI DIUREX

Bima bishti i kalit përdoret më shumë se një mijë vjet kundër inflamacioneve dhe për shkak të efektit të tij diuretik në traktin urinar.

Ekstrakti i bishtit të kalit përmban sasi të mëdha të substancave minerale, kryesisht SiO2. Gjithashtu, ai përmban sterole, acid askorbik, acide fenolike dhe përbërës të tjerë. Efekti më i rëndësishëm i Diurex është se rrit sekretimin e urinës (duke vepruar si diuretik). Për këtë përdoret në inflamacionet e traktit urinar.

Në urinë përbërësit e silikonit, të përfshira në ekstraktin e bishtit të kalit, janë faktor për vendosjen e një ekuilibri midis kolloideve dhe kristaloideve dhe kështu ato parandalojnë formimin e gurëve.

Nxjerrja e shtuar e urinës ka një rëndësi të madhe për eliminimin e lëngjeve të mbajtura nga organizmi.

PARA SE TE MERRNI DIUREX

  • Diurex nuk duhet të përdoret
    nëse jeni alergjik (mbindjeshëm) ndaj ekstraktit të bishtit të kalit ose ndonjë përbërësi tjetër të Diurex.
  • nëse rekomandohet marrja e kufizuar e lëngjeve (dështimi i zemrës ose funksioni renal i dëmtuar)

Marrja e Diurex me ushqim dhe pije

Ushqimi dhe pijet nuk ndikojnë në veprimin e Diurex.

Shtatzënia dhe laktacioni

Diurex nuk rekomandohet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe laktacionit sepse nuk ka të dhëna të mjaftueshme për sigurinë dhe ndikimin në zhvillimin e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

PARALAJMRIMET DHE EFEKTET ANESORE

Nëse përjetoni efekte të lehta anësore gastrointestinale ose reaksione alergjike ndaloni marrjen e Diurex.

DOZIMI DHE SI TE MERRNI DIUREX 1

Kapsulë xhelatine e butë 3 herë në ditë. Pa recetë, merrni Diurex më gjatë 30 ditë me marrjen e lëngjeve adekuate. Pas kësaj konsultohuni me një mjek për trajtimin e zgjatur ose nëse merrni ilaçe të tjera.

Gëlltitni kapsulën e butë të xhelatinës me ujë.

Diurex nuk është menduar për fëmijë më të vegjël se 12 vjeç.

Mos përdorni shtesa ushqimore si zëvendësim të ushqimit të larmishëm.

Për informata shtesë ju lutemi kontaktoni mjekun ose farmacistin tua