Leviker® është një shtesë ushqyese me bazë natyrore që përbëhet nga ekstrakti i standardizuar i Prunus mume. Ky superfrut, i njohur edhe me emrin kajsia Japoneze, është përdorur tradicionalisht në mjekësinë popullore aziatike për vetitë e tij hepatoprotektive dhe antioksidante.
Leviker® siguron një nivel të standartizuar të acideve oleanolike dhe ursolike, dy lëndë bioaktive natyrore të pranishme tek Prunus mume, si dhe të kolinës.
Leviker® promovon funksionet normale të mëlçisë dhe ndihmon metabolizmin normal të lipideve.
Përbërësit ushqyes: Për 1 tabletë
Ekstrakt i standardizuar i
Prunus mume 150 mg
Kolinë 82.5 mg
Përmban ëmbëlsues.
Doza e rekomanduar ditore e Leviker® është 1 tabletë në ditë e shoqëruar me një gotë ujë, preferohet të merret gjatë vaktit të mëngjesit.
Kohëzgjatja e trajtimit është 3 muaj.
Përbërësit: | 1 tabletë |
---|---|
Prunus mume ekstrakt i standardizuar | 150 mg |
Hollin | 82.5 mg |
Leviker® është zgjidhja natyrale për të ndihmuar funksionet e mëlçisë. Çrregullimet yndyrore të mëlçisë karakterizohen nga grumbullimi i yndyrnave në mëlçi. Kjo sëmundje është asimptomatike dhe shpesh lidhet me jetën sedentare dhe dietat e pashëndetshme ushqyese.
Për më tepër Leviker® mund të ndihmojë funksionet e mëlçisë gjatë kohës që merren barna të cilat detyrojnë mëlçinë të “mbingarkohet” (metabolizëm intensiv).
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nuk duhet të përdoret në rast të mbindjeshmërisë ndaj ndonjërit prej përbërësve.
Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.
Mbajeni produktin jashtë mundësive të fëmijëve.
Të ruhet në temperaturën e dhomës deri në 25°C në paketimin origjinal.
Në rast të mbidozimit, mund të shfaqen efekte laksative.