Елова

Ellova

MIO-INOZITOL & ACID FOLIK

ÇFARË ËSHTË ELLOVA?

EllOva është një shtesë ushqyese që mundëson marrjen e dozës ditore të rekomanduar të Mio-inozitolit dhe Acidit folik për të përgatitur trupin tuaj për një konceptim të shëndetshëm.

Përbërësit ushqyes: Doza ditore (2 bustina)
Mio-inozitol 4 g
Acid folik 400 µg (200% SRD*)

*Sasia e Rekomanduar Ditore

Lëndët përbërëse

Mio-inozitol; Lëndë holluese: Dekstrinë misri e tretshme; Lëndë që përmirëson shijen: Shije natyrale portokalli; Rregullues i aciditetit: Acidi citrik; Lëndë zbërthyese: Dioksid silikoni; Acid folik (acid pteroilmonoglutamik).

CILA ËSHTË DOZA E REKOMANDUAR E ELLOVA?

Doza ditore e rekomanduar e EllOva është 2 bustina në ditë / me diferencë 12 orë njëra nga tjetra dhe larg ushqimit të cilat hidhen direkt në gojë ose treten në ujë, për të paktën 3 muaj.

 

CILI ËSHTË MOMENTI MË I MIRË PËR TË NISUR PËRDORIMIN E ELLOVA?

EllOva ka për qëllim përmirësimin e rregullësisë së cikleve menstruale dhe cilësinë e ovociteve brenda 3 muajve përdorimi ditor. Kështu, EllOva rekomandohet të merret në një minimum prej 3 muajsh.

EllOva mund të merret deri në tremujorin e dytë të shtatzanisë.

PAKETIMI

EllOva përmban 30 bustina me pluhur që tretet në gojë.

Bustinat janë të paketuara në kuti kartoni, së bashku me fletëudhëzues.

 

PARALAJMËRIME

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Mos e përdorni në rast të mbindjeshmërisë ndaj ndonjërit prej përbërësve.
Suplementet dietike nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.
Mbajeni produktin jashtë mundësive të fëmijëve.
Ruani në temperaturën e dhomës deri në 25°C në paketimin origjinal.