Shtesë për ushqim gjatë shtatëzanisë dhe dhënies së gjirit Kombinim i domosdoshëm prej acidit folik dhe jodit kaliumit : 400 µg acid folik 100 µg jodit kaliumi Acidi folik dhe Jodi janë substancat më të rëndësishme që duhen të plotësohen gjatë tërë kohës së shtatëzanisë dhe dhënies së gjirit. Nevojat për Jod dhe Acid folik gjatë kohës së shtatëzanisë dhe laktacionit rriten dyfish dhe zakonisht nuk përmbushen vetëm me konsumimin e ushqimit. Me përdorimin e kapsulave FOLIOD, edhe para fillimit të shtatëzanisë, gjatë kohës së tërë shtatëzanisë dhe dhënies së gjirit mundësohet plotësim optimal i nevojave të shtuara për jod dhe acid folik dhe me këtë mundësohet zhvillim normal i funksioneve psikologjike, neurologjike dhe kognitive të frytit.
Një kapsulë e butë xhelatine përmban 100 µg jod në formë jodidi kaliumi dhe 400 µg acid folik.
Përbërës të tjerë: vaj luledielli, xhelatinë, glicerinë, dyllë blete të verdhë, ujë të pastruar, lecitinë soje, bojë me dioksid titani E171 dhe bojë shafran i Indisë E100.
Jodi ka rëndësi thelbësore në funksionimin normal të gjëndrës tiroide, respektivisht në formimin e dy hormoneve tiroide T3 dhe T4. Gjatë kohës së shtatëzanisë aktiviteti i gjëndrës tiroide rritet për dy herë, me çrast rriten edhe nevojat ditore për jod. Plotësimi optimal i nevojave për jod gjatë kohës së shtatëzanisë mundëson zhvillim normal të funksioneve kognitive dhe neurologjike të frytit
Një kapsulë të butë me xhelatinë në ditë. Rekomandohet me vaktin kryesor
Nuk janë raportuar efekte anësore ose shfaqje toksiciteti të lidhura me përdorimin e dozave të rekomanduara.