СЕНТИС

Sentis

30 kapsula të buta xhelatinoze

Shtesë për ushqim

Përbërja

Një kapsulë e butë xhelatinoze përmban 200 mg ekstrakt nga rrënja e valerianës (Valeriana officinalis).
Përbërës të tjerë: vaj nga soja, xhelatinë, glicerol, dyll i verdhë blete, soja lecitinë, ujë i pastruar, ngjyra: briliant e kaltërt E133, dioksid titani E171, tartrazin Е102.

Veprimi

Rrënja e valerianës ka veprim qetësues dhe relaksues. Ndihmon në nxitjen e gjumit, për qetësim dhe për relaksimin e muskujve të butë

SENTIS® REKOMANDOHET PËR

  • Gjumë më të mirë
  •  Përmirësim të gjendjeve të tendosjeve/shqetësimeve
  •  Relaksim të trupit

PARA SE TË MERRNI SENTIS®

Sentis® nuk duhet të përdoret:

  • Nëse nuk keni 12 vjet
  • Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijë me gji
  • Nëse jeni të ndieshëm nga ndonjëri prej përbërësve të barit
  • Nëse më keni marrë bar për fjetje ose qetësim

Konsumimi i alkoolit mund ti rrisë efektet e produktit dhe duhet të shmanget.

Konsultohuni me mjekun nëse vie deri te përkeqësimi i simptomave

PARALAJMËRIMET DHE EFEKTET E PADËSHIRUARA

Nuk ka efekte të padëshiruara të njohura ose paraqitje të toksicitetit lidhur me përdorimin e dozave të rekomanduara.

DOZIMI DHE MËNYRA E PËRDORIMIT

Fëmijë më të moshuar se 12 vjet dhe të rritur: 1 kapsulë në ditë.

Gëlltitni tërë kapsulën me ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Mos i përdorni shtesat për ushqim si zëvendësim të ushqimit të llojllojshëm.

Për informacione plotësuese drejtohuni te farmacisti ose mjeku Juaj.