Një kapsulë përmban:
18 mg hekur në formë të pirofosfatit të hekurit dhe 66 mg vitaminë C.
Përbërësit e tjerë: nisheste misri, stearat magneziumi, xhelatinë dhe dioksid titaniumi (E171).
Kapsulat FORTIKS përmbajnë vitaminë C dhe 216,9 mg (Lipofer®) substancë aktive e cila përmban pirofosfat hekuri mikroinkapsulativ ekuivalente me 18 mg hekur. Hekuri i përpunuar në këtë mënyrë ka shije të reduktuar metali, biodisponueshmëri të rritur, aftësi të reduktuar oksidative me çka reduktohet interaksioni i tij me komponentat e tjera veçanërisht me vitaminën C, nuk shkakton irritacion të traktit digjestiv.
Mos përdorni Fortiks nëse jeni të ndieshëm në ndonjërin prej përbërësve të tij.
Nuk janë paraqitur efekte të padëshiruara ose paraqitje të helmimit sa i përket përdorimit të dozave të rekomanduara.
Të rritur dhe fëmijët më të vjetër se 14 vjet: një kapsulë në ditë, më së miri me vaktin e mëngjesit. Mos i përdorni shtesat për ushqim si zëvendësim të ushqimit të llojllojshëm. Për informacione shtesë drejtohuni farmacistit apo mjekut Tuaj.