КАЛМФЛЕКС®

Calmflex®

10%/5.4%/1.3% kremë Kremë për lehtësim dhimbjesh

Substancat aktive

1 g kremë përmban 100 mg metil salicilat, 54 mg levomentol dhe 13mg eugenol (vaj karafili).

Calmflex 10% / 5.4% / 1.3%

kremë është vetëm për përdorim të jashtëm.

Veprimi

Substancat aktive në Calmflex 10% / 5.4% / 1.3% kremë përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurë, duke çuar në ngrohjen e zonës së trajtimit dhe reduktojnë dhimbjen në vendin e aplikimit.

Indikacionet terapeutike

Calmflex 10% / 5.4% / 1.3% kremë përdoret për lehtësim të përkohshëm të dhimbjes së muskujve dhe nyjeve që lidhen me tendosje dhe shtrembërime, nevralgji, reumatizëm, artrit si dhe nyje të buta.
Gjithashtu përdoret për lehtësimin e dhimbjeve në lëndime të vogla sportive, vetëm në lëkurë të paprekur.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Aplikoni shtresë të hollë të Calmflex 10% / 5.4% / 1.3% kremë dhe fshij zonat e prekura. Procedura mund të përsëritet pas disa orësh (zakonisht 3 deri 4 herë në ditë).

Kundërindikimet

  • I kundërindikuar në pacientët që janë tepër të ndjeshëm ndaj metil salicilatit dhe salicilateve tjera, mentolit dhe eugenolit (vaj karafili) ose ndonjë përbërësi tjetër.
  • Plagë të hapur, lëkurë të irrituar ose të dëmtuar.
  • Mos e përdorni për fëmijët nën 12 vjeç.
  • Nëse jeni duke marrë antikoagulant oral (varfarin, acenokumarol, dikumarol), sepse
    ekziston rreziku i gjakderdhjes.
  • Nëse jeni në antikoagulantë, terapi antitrombotike, heparinë me peshë të ulët molekulare dhe agjentë trombolitikë, sepse gjasat për mavijosje dhe gjakderdhje mund të rriten

Paketimi

100 g kremë në tub alumini të mbyllur me fletë alumini dhe kapak PE me vidhë

 

Statusi rregullator

OTC