Bionika Pharmaceuticals do të bëhet prodhues i rëndësishëm rajonal i produkteve dietike, OTC dhe ilaçe pa recetë duke përmbushur standardet ndërkombëtare të zbatueshme në industrinë farmaceutike për sigurinë dhe kontrollin e cilësisë së produkteve.
Për më tepër, ne do të punojmë me përkushtim në ndërtimin e partneritetit me kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë për t’u bërë krahu i tyre i besueshëm i zgjeruar për rajonin e Evropës Juglindore dhe më gjerë.
Misioni
Në Bionika Pharmaceuticals, ne përpiqemi të kemi sukses në gjithçka që bëjmë. Misioni ynë është të jemi të suksesshëm në të gjitha tregjet ku ne jemi prezent.
Përmes hulumtimit të plotë dhe ofrimit të zgjidhjeve inteligjente, ne krijojmë vlera dhe mundësi për klientët tanë, duke mbështetur rritjen dhe zhvillimin e kompanisë dhe mjedisit tonë.